Faik Buci qesh në gjykatë dhe kapet me mediat: Çfarë doni ju këtu?!

0

 

Sot gjykata ka dhënë vendimin dhe është marrë masa e sigurisë “Arrest me burg” për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci, të cilët ‘hoqën qafe’ 23-vjeçaren Eglantina Buci, bija dhe e motra e shtëpisë.

Në ambientet e gjykatës ata janë parë të hyjnë gjakftohtë dhe të pashqetësuar dhe Faiku është bezdisur edhe nga prania e mediave dhe i është drejtuar duke i pyetur se çfarë duan aty. Madje në një moment Faik Buci ka qeshur. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme ai qesh para kamerave dhe nuk shfaqet i penduar aspak.

Ata nuk e kanë pranuar akoma autorësinë e ngjarjes të ndodhur 8 vite më parë, edhe pse Faiku ka dhënë disa deklarata kontradiktore ku herë thoshte se e kanë vrarë për të ruajtur nderin dhe herë të tjera se Eglantina është akoma gjallë dhe punon rrugëve në Itali. I vëllai e qëlloi të motrën në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu