17-vjeçari godet me kaçavidë në gjoks të riun, 31-vjeçari përfundon në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 17-vjeçar ka plagosur me kaçavidë një 31 vjeçar.

Policia njofton se ka vënë në pranga adoleshentin me iniciale A. M., 17 vjeç, banues në Durrës. Adoleshenti në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Arrestohet në flagrancë një 17-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. M., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (kaçavidë), në pjesën e krahut, shtetasin D. V., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.”- njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu