Vijojnë hetimet për eksplozivin që iu vu në orën 3:00 të natës, lokalit të Arben Koçollarit në Tiranë, në zonën e Bllokut në Tiranë.
Mësohet se kamerat e bizneseve kanë kapur autorin.
Ai ishte një person i veshur me kostum sportiv dhe me kapuç në kokë shfaqet duke lënë pakon me rreth 200 gr tritol brenda rrethimit të lokalit dhe largohet më këmbë.
Sipas Policisë, pronari i lokalit nuk është person me precedentë penale dhe hetimet janë fokusuar tek dëmi për shkak të konkurencës.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ndodhin të tilla ngjarje në atë zonë.