Ishte duke ecur me biçikletë, makina përplas për spital 23-vjeçaren

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, në rrugën e “Durrësit”, në Tiranë.

Policia njofton se mjeti me drejtues M.H., 28 vjeç, ka aksidentuar biçiklisten shtetasen R.D., 23 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu