16-vjeçarja shqiptare u gjet e pajetë pranë kishës në Trikala, detaje të reja nga ngjarja

0

Mëngjesin e sotëm raportuam se një 16-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në Trikala të Greqisë. Ekzaktësisht trupi u gjet në pyllin e oborrit të kishës Profiti Ilia.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë. Në dyshimet e para të policisë është pista e vetëvrasjes.

Trupi i së resë u gjet me plagë në fytyrë dhe trup çfarë ka ngritur dyshime se ajo është hedhur nga Kisha përmes skelave ku po bëheshin punime rikonstruksioni pasi edhe trupi u gjet pranë skelave por s’përjashtohet as pista e vrasjes.

Ekzaminimi mjekoligjor tregon përputhshmërinë e dëmtimeve të 16-vjeçares me një rënie nga një lartësi e madhe.

Adoleshentja u gjet e vdekur këtë mëngjes nga punëtorët e pastrimit të komunës së Trikalës në zonën e kodrës së Profit Ilias.

16-vjeçarja ishte larguar dje nga shtëpia për të shëtitur dhe nuk ishte kthyer më. Familjarët njoftuan autoritetet ndërsa denoncimi u bë nga motra e saj binjake.

Shqiptarja 16-vjeçare jetonte me familjen e saj në qendër të Trikalës. Sipas informacioneve, ajo ka një motër binjake dhe dy vëllezër të moshës 27 dhe 30 vjeç.

Babai i së resë këto ditë ka qënë në Shqipëri për arsye që lidhen me punën ndërsa policia e Trikalas ka thirrur për të dëshmuar familjarët e miqtë dhe zona mbetet ende e rrethuar për të vijuar hetimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu