Këto pamje që shihni në foto janë nga vendngjarja në Maliq, ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes autorit Violand Braçellari dhe efektivëve të Shqiponjës, ku mbeti i vrarë Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri.
Në fotot e siguruara, duket stani ku ishte i fshehur Braçellari, i cili ishte një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku pasi efektivët i kërkuan 43-vjeçarit Violand Braçellarit të dorëzohej, ai nuk iu bind urdhrit, duke hapur zjarr drejt tyre.
Ndërkohë, edhe efektivi i plagosur, edhe autori, i cili mbeti edhe vetë i plagosur, janë dërguar tashmë në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Në zonë kanë shkuar dhjetëra forca policie, ndërsa punohet ende për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





