Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Qeparo të Vlorës.
Dy automjete janë përplasur midis tyre ndërsa njëri ka targa të huaja.
Si pasojë e përplasjes mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas një qytetari të pranishëm në vendin e ngjarjes një vajzë u lëndua pak më shumë se dy pasagjerët e tjerë.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për të zbardhur shkakun e aksidentit.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:
Aksident ne qeparo akoma aty jane, u plagosen 3 veta nje goce ishte pak me keq