Merr flakë në ecje një automjet në afërsi të tunelit të Kërrabës.
Bëhet fjalë një mjet tip ‘Benz’ i cili për shkak të një defekti teknik, ka marr flakë në pjesën e motorit.
Menjëherë sapo ka parë zjarrin shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka kërkuar ndihmën e policisë e zjarrfikëses duke shuar flakët në mjet.
Fatmirësisht e gjithë ngjarja është mbyllur pa dëme në njerëz, por vetëm në dëme materiale në makinë.