“Ik se s’ke gjë”/ Detaje tronditëse nga vdekja e 36-vjeçares, mjekët e përcollën tre herë për në shtëpi

0

 

Pakujdesia dhe paaftësia e dy mjekëve në qendrën shëndetësore në Shijak i kushtuan jetën një 36-vjeçareje. Margarita Keci, shkoi disa herë në qendrën shëndetësore pasi nuk ndihej mirë, por mjekët e përcollën për në shtëpi për gati tre herë. Me fjalët ‘magjike’ që mjekët shprehin gjithmonë, ik se s’ke gjë, 36-vjeçarja ndërroi jetë vetëm pak orë më vonë.

Familjarët të shqetësuar për gjendjen e Margaritës e nisën atë për në Spitalin e Durrësit. E reja iu nënshtrua ekzaminimeve me skaner dhe vizita për të mësuar më tepër rreth shqetësimit të saj. Por mbërritja jo në kohë e Margarita Kecit në Durrës, i kushtoi asaj jetën. Mjekësia ligjore pritet të hedhë më shumë dritë rreth shkakut të vdekjes së 36-vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu