Tronditet sërish spitali i COVID-it në Tiranë. Pacienti me koronavirus hidhet nga kati i 4-t, vdes në vend

0

 

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku një burrë është hedhur nga kati i katërt duke ndërruar jetë.

Mësohet se një burrë rreth 65 vjeç me iniciale M. H ishte i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus. Ngjarja është regjistruar rreth 40 min më parë dhe dyshimet paraprake janë gjendja e rënduar psikologjike e 65 vjeçarit nga Klosi, i cili merrte trajtim në këtë spital.

Kujtojmë se me 13 gusht një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu