Tragjedia që tronditi Shqipërinë/ Motra e Eglantinës: As mua nuk më lanë të martohesha! Vëllai nxitet nga babi

0

 

Elona është motra e të ndjerës Eglantina Buci, për eleminimin e së cilës u la në burg i ati Faik Buci si organizator, bashkë me të birin Shkëlzenin 8 vite më parë. Ajo ka reaguar në lidhje me situatën dhe është shprehur se i vëllai nxitej nga i ati dhe se nuk ka bërë asgjë “me kokën e tij” duke përmendur këtu edhe tentativën për heqje qafe të aktorit Mishel Prela. Ajo ka rrëfyer se prej 15 vitesh i ka shkëputur marrëdhëniet me ta, pasi ashtu si me të motrën, nuk pranonin as lidhjen e saj me bashkëshortin që sot jeton dhe ka 2 fëmijë. Ndër të tjera është shprehur se njerka vinte dorë mbi ta dhe në ditën kur i vëllai tjetër ndërroi jetë, ka qenë vetëm në varrim.

Elona u shpreh:

Shkëlzeni nuk do të ishte i aftë të bënte asgjë në mendjen e tij, është shtyrë nga babai, madje edhe për Mishel Prelën. Babai nuk e lejonte të na takonte. Prej 15 vitesh kam shkëputur çdo kontakt me anëtarët e familjes, kur u nda nga jeta vëllai nga sëmundja e rëndë, shkova vetëm ditën e varrimit. Babi u divorcua nga mami në vitin 1993, pastaj u martua me një tjetër, njerka ka vënë dorë mbi ne vazhdimisht, ajo na shkatërroi familjen, por edhe babi po ashtu. Nuk pranuan që unë të martohesha me bashkëshortin që kam. Ika nga shtëpia, tani jetoj në punën time, kam një vajzë dhe një djalë. Nënën time, Nafije Bucin e mori daja dhe jeton aty, është në gjendje të mirë shëndetësore. Ngjarjen e morëm vesh ditën e premte me datë 4 shtator. Eglantina ishte zhdukur për 4 vite, ishte shfaqur, erdhi qëndroi tek shtëpia ime disa javë dhe njohu dikë me të cilin u takua. Nuk e kam parë kurrë më që atëherë. E kam thirrur në telefon, i kam shkruar në rrjetet sociale, asnjë përgjigje. Mësuam tani çfarë kishte ndodhur, nuk e di në fakt se çfarë ndodhi. I kishin marrë analizat e ADN-së njerkës, prandaj kishin vonuar hetimet, ishin ngatërruar hetuesit. Pastaj morën të mamit dhe dolën që eshtrat ishin të Eglantinës. Mendoja se është jashtë. E kërkova në telefon, në rrjetet sociale nuk mu përgjigj askund.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu