Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë – Kapshticë në fshatin Neviçisht.
Hekuran Ramo ka dalë me një karrocë me kalë nga rruga dytësore e fshatit në drejtim të aksit nacional.
Në momentin që ka dalë në mes të rruges kafsha është trembur dhe është kthyer pas duke i dalë para një automjeti të drejtuar nga Ervin Gega, që po kalonte aty ndërsa si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme bashkë me kalin e tij.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës teksa momentalisht aksi nacional Kapshticë-Korçë është i bllokuar.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.