Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme tek “Rruga e Dibrës”, ku një grua është hedhur nga kati i pestë i pallatit dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka dhënë detajet e para duke thënë se viktima e identifikuar me inicialet B.K., 60 vjeçe, vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Informacion paraprak: Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor