Një ditë pas shpalljes në kërkim të 34-vjeçarit Nuredin Dumani si ekzekutori kryesor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, hetuesit kanë ngritur një tjetër pistë lidhur me motivin e vrasjes së 62-vjeçarit.
Burimet shprehen se ka dyshime që vrasja e taksistit në Bradashesh ka lidhje me ekzekutimin e Klevis Kapllanit në datën 14 shtator të këtij viti.
Pas marrjes në pyetje të disa të shoqëruara kanë dalë detaje nga mosmarrëveshjet mes Dumanit dhe Talo Çelës.
Për identifikimin e Dumanit, prokuroria ka zbardhur kamerat e sigurisë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe shenja gishtërinjsh që kanë çuar hetuesit në gjurmët e 34-vjeçarit.
Nuredin Dumani është një emër i njohur për drejtësinë pasi është në kërkim për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia në Durrës.
Një tjetër pistë ku janë përqendruar hetimet është edhe përfshirja e Erjon Alibejt, i arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të tjera në Elbasan.
Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari, për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrje.
Edhe Alibej është emër i njohur për autoritetet, pasi u arrestua në Itali së bashku me vëllain e tij Endrit Alibej për trafik të lëndëve narkotike.
Por në dhjetor të 2018-tës, Endrit Alibej mbeti i vrarë, së bashku me xhaxhain e tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Dyranay, ngjarje për të cilën dyshohet se është i përfshirë Talo Çela.