Arrestohet vajza pa patentë që përplasi për vdekje 60-vjeçarin dhe e la në mes të rrugës

0

Një 20-vjeçare është vënë në prangat e Pòlicisë, për shkak se ka aksidentuar për vdekje një 60-vjeçar në Fushë Krujë, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si të mos mjaftonte kjo e reja ka qenë pa patentë në momentin kur ka shkaktuar aksidentin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar shtetasen A. SH., 20 vjeçe, banuese në Burrel, pasi më datë 19.10.2020, në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin Z. D., 60 vjeç, banues në Fushë Krujë, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu