Një makinë është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajrro Cakerri në Vlorë.
Mjeti është në pronësi të shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani.
Ndër të tjera mësohet se ngjarja është e qëllimshme, pasi dyshohet se dy persona kanë shkuar nga një rrugicë aty pranë, kanë thyer xhamin duke i hedhë benzinë brenda dhe më pas i kanë vënë flakën, si pasojë e djegies automjeti ka shpërthyer.
Njoftimi i policisë:
Vlorë
Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.