Cërriku dhe Librazhdi u bashkohen protestave

0

Qytetarë të Cërrikut, kryesisht të rinj të mbështetur dhe nga FRPD marshuan pak minuta më parë drejt qendrës së qytetit në shenjë homazhi per vrasjen e Klodjan Rashes.

Pjesmarrësit ndezën qirinj dhe mbajtën 1 minutë heshtje në përkujtim të 25-vjeçarit.

Njëkohësisht protestuesit shprehën indinjatën e tyre ndaj qeverisë dhe kërkuan më shumë rend dhe siguri në vend.

Gjithashtu një tubim si shprehje e indinjatës për vrasjen e të riut në tiranë nga policia u zhvillua për herë të parë dhe në qytetin e Librazhdit.

Tubimi ishte paqësor me qytetarë të cilët marshuan në qendrën e qytetit dhe kryhen homazhe në nder të Rashës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu