Gjuetia e Paligjshme vazhdon të jetë problem në lagunën e Nartës/Peshkatarët gjejnë një flamingo të qëlluar me armë zjarri

0

Gjuetia e Paligjshme vijon të jetë problem në lagunën e Nartës.

Gjatë mëngjesit të sotëm peshkatarët e zonës kanë konstatuar një flamingo të qëlluar me armë zjarri (gjuetie).

Ky shqetësim është ngritur edhe më herët nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ndërkohë dy muaj më parë policia nisi aksionin për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në zonë.