
Holanda është përfshirë nga protesta të dhunshme, pasi qindra mijëra njerëz mbushën rrugët e qyteteve kryesore për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid.
Autoritetet në Holandë vendosën ndalimin e qarkullimit nga ora 21:00 deri në 04-30. Përplasjet mes qytetarëve dhe policisë nuk munguan, ndërsa u përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të zmbrapsur turmën e demonstruesve.
Gjatë protestës u shkatërruan disa dyqane si dhe u hodhën lëndë piroteknike. Sipas raportimeve të para më shumë se 100 persona u arrestuan. Pika kulmore e protestës u regjistrua në qytetin e Urk, ku protestuesit i vendosën zjarrin një qendre për testimin kundër koronavirusit.
Skenat e trazirave të dhunshme u përhapën në të gjithë vendin: Amsterdam, Tilburg dhe Enschede, ku të rinjtë hodhën gurë në një spital dhe dogjën një qendër testimi Covid.