Gjendet me hematoma në kokë në plazhin e Zvërnecit/ 22-vjeçari kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania/Flasin fqinjët/ Ishte person i qetë dhe miqësor

0

Detaje të reja kanë dal në lidhje me viktimën e gjetur pa jetë dhe me shenja hematomash në kokë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.  Ai është 22-vjeçari Sokol Shyrte me origjinë nga Fieri por banues në Tiranë. Familja e të ndjerit ka hapur dyert e mortit në fshatin Kurjan te Roskovecit, në banesën që ndodhet rreth 600 m nga qendra e fshatit.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se ai ka qenë një person i qetë dhe miqësor, ndërkohë që kishte rreth 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania. Familjarët e viktimës kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasje. Sipas tyre i riu gëzonte shëndet të plotë duke e përjashtuar mundësinë e vdekjes natyrale.

Ishte një djal shumë i mirë. Nuk kishte asnjë lloj sëmundjeje. i morën jetën djalit kërkojmë të bëhet drejtësi”, tha një banore e fshatit.

Për të ndihmuar hetimet dhe identifikimin e viktimës, policia publikoi ditën e djeshme një foto të tatuazheve në dorën e të ndjerit, dhe i bëri thirrje qytetarëve nëse dikush do të mundej ta identifikonte të kontaktonte me Policinë e Shtetit.

Në përfundim të ekspertizës mjekoligjore, të riut i janë konstatuar disa hematoma në kokë duke ngritur dyshime për dhunë të ushtruar ndaj tij para se të hidhej në det.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu