Përplas të moshuarin që lëvizte me biçiklet/i riu nga Durrësi me makinën tip”Benz”

0

Një 60-vjeçar është plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në orën 16:30 në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë në Durrës.

Sipas policisië, D. K., 22 vjeç duke drejtuar mjetin tip “Benz” përplasi 60-vjeçarin me inicialet F. B., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu