Farmacistët kërkuan të vaksinoheshin njësoj si mjekët, MSH u kthen përgjigjen ‘qesharake’/Ne kemi një plan, veprojmë sipas planit

0

Ministria e Shëndetësisë duket se i është përgjigjur negativisht kërkesës së Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, për t’u përfshirë edhe ata në grupet prioritare të vaksinimit anticovid. Në një shkresë që është bërë publike nga vetë Urdhëri i Farmacistëve, thuhet se plani i vaksinimit bëhet nga ekspertë, dhe Ministria nuk mund të ndërhyjë në të.

Reagimi i Urdhërit të Farmacistëve:

Të nderuar kolegë! Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.

Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu