Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, reagon Dasho

0

Mjeku Erion Dasho ka reaguar pas largimit të mjekut të njohur Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët marrin vendimet për masat anti-Covid. Dasho e përgëzon Kalon për vendimin e tij duke thënë se ky është një veprim prej një profesionisti dinjitoz.

Më tej Dasho shkruan se Kalo prej kohësh ka protestuar në lidhje me keqpërdorimin e komitetit nga politika dhe kjo ishte gjëja më e mirë duhet të bënte mjeku , duke shtuar se veprimi i tij duhet të ndiqet dhe nga kolegët e tjerë.

Postimi i plotë:

“NJË VEPRIM PREJ PROFESIONISTI DINJITOZ!

Sot, Prof. Tritan Kalo dha dorëheqjen nga pjesëmarrja në komitetin qesharak anti-COVID! Një veprim prej profesionisti të ndershëm që prej kohësh ka protestuar kundër keqpërdorimit të komitetit nga politika.
Uroj që veprimi i sotëm i Prof. Kalos të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen prej të ashtuquajturit komitet!

Deri tani, krenar për veprimin dinjitoz të profesorit!”