49-vjeçari vdes në rrugë menjëherë pas mbylljes së turnit të punës

0

Një punëtor 49-vjeçar, Antonio Varia, vdiq dje pasdite në një rrugë anësore në Palermo. Sipas një rindërtimi fillestar, Varia, një punonjës i një kompanie ndërtimi, kishte punuar gjithë mëngjesin në bodrumin e një ndërtese.

Sapo mbaroi punën, duke ecur në rrugë është ndjerë keq dhe ka rënë pa ndjenja në tokë. Disa kalimtarë dhe banorë kanë telefonuar menjëherë ambulancën. Në momentin që ka ardhur ambulanca për punëtorin ka qenë tepër vonë, pasi kishte ndërruar jetë.

Oficerët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe po investigojnë për shkaqet e vdekjes së të riut. Pas inspektimit nga mjeku, trupi i punëtorit u kthye në familje për ceremoninë mortore. lasiciliaweb

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu