Babi tenton të vrasë djalin me sopatë

0

Pasi ka dhunuar djalin e tij ka tentuar ta vrasë atë me sëpatë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Sul të Devollit, ndërsa uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me iniciale Xh.P., i cili tentoi të vriste djalin e tij me iniciale R.P.

Njoftimi i policisë:

Devoll. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. P., banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me sëpatë djalin e tij, shtetasin R. P., banues në fshatin Sul, Devoll. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu