Ikën në lule të rinisë….Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 02:45 në mëngjesin e sotshëm në Shkodër, në rrugën e Velipojës. Dy të rinjtë Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Priani. 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër po ktheheshin nga festa në Velipojë me makinën tip “BMW”.
Por fatkeqësisht ky udhëtim do të ishte i fundit për ta. Si pasojë e shpejtësisë, makina është përplasur me një mur dhe ata kanë humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:45, në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë.
Amarildo Preka 23-vjeç banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër dhe pasagjerja Driona Pirani 16- vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër.