Ndërpritet operacioni në Dukat, asnjë ndërhyrje nga ajri

0

Në Dukat të Vlorës flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke u përhapur me shpejtësi të madhe, operacioni me 3 helikopterë është ndërprerë dhe nuk ka asnjë ndërhyrje nga ajri ashtu siç ishte premtuar. Nga pamjet e siguruara  shihet se zjarri po i afrohet Llogarasë dhe ushtarakët janë tërhequr si pasojë e erës së fortë.

Kujtojmë se Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kreu i emergjencave civile të Vlorës thanë se do operohej menjëherë ditën e sotme operacioni me 3 helikopterë në mënyrë që zjarri të mos përhapej por sic shihet dhe nga pamjet një gjë e tillë nuk është bërë e mundur dhe situata ka agravuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu