Përplasi 66-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, policia arreston një personin e dyshuar

0

Policia ka arrestuar shtetasin Ilir Gjyla për largim nga vendi i aksidentit dhe shkelje të rregullave të qarkullimit.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. Gj., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor Divjakë – Plazh, duke drejtuar automjetin tip “Ford Focus”, është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin M. L., 66 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit 50-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu