Richard Grenell pushime me të dashurin në jugun e Shqipërisë

0

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka zgjedhur Shqipërinë për të pushuar këtë fillimgushti.

Ai po qëndron në jug të vendit, saktësisht në Jalë nga ku tashmë disa herë ka ndarë pamje në llogarinë e tij në Instagram.

Grenell edhe mëngjesin e sotëm ka publikuar një fotografi me partnerin e tij Matt Lashey duke pirë kafen e mëngjesit dhe duke promovuar bregdetin shqiptar. Dihet botërisht se Grenell është i lidhur me Matt Lashey. Ai nuk ngurron të postojë foto nga plazhet shqiptare.

Ish-dërguar i Trump po qëndron prej disa ditësh në Shqipëri, ai në Tiranë pati takime edhe me presidentin Ilir Meta, ashtu edhe me kryeministrin Edi Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu