Polemikat kundër ardhjes së Goran Bregovic/ Habit gazetarja shqiptare: Jo vetëm që do shkoj, por do jem spektatore në radhë të parë

0

Ardhja e këngëtarit serb, Goran Bregovic, si i ftuar special në festën e birrës nga Bashkia e Korçës, ka shkaktuar indinjatë të madhe mes artistëve shqiptarë.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë thirrje për bojkotim të koncertit të këngëtarit, madje disa artistë kanë anuluar menjëherë pjesëmarrjen.

Një prej tyre është edhe Capital T. Ka nga ata që shkuan më tej, si Noizy që kërkonte të thyheshin shishe.

Mirëpo gazetarja Kozeta Kurti mezi po e pret datën e festivalit, pikërisht se i ftuar do të jetë këngëtari serb.

Në llogarinë e saj Instagram ajo ka ndarë një video nga një performancë e Bregovicit.

“22 gusht 2021 në Shqipëri. Unë, spektaktore e radhës së parë”, ka shkruar në mbishkrimin e videos.

Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu