Vjen në jetë foshnja që peshon rreth 6.5 kg

0

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ardhur në jetë një  foshnjë që peshon rreth 6.5 kilogramë. Ky rast, sipas mediave në vend, është unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Fëmija ka ardhur në jetë me anë të një prerjeje Cezariane, ashtu si edhe dy vëllezërit e motrat e tij.

Njoftimi i ShSKUK.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.  Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu