Vdiq në vend në aksidentin e frikshëm në Lezhë, del fotoja e viktimës

0

Paulin Gjomarkaj, personi që shihni në foto është 38-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Sipas policisë, Gjomarkaj ka humbur kontrollin e makinës si pasojë e shpejtësisë  gjatë një parakalimi, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e jashtëm të një banese.

Së bashku me 38-vjeçarin, pasagjer në mjet ishte dhe 27-vjeçari Nikolli Gjini, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu