Dy persona janë vetëvrarë nga depresioni mëngjesin e së mërkurës, veç e veç nga njeri tjetri por thuajse në të njëjtën kohë.
Vetvrasja e parë ndodhi në Kurbin në orën 6:20, në Fushë Milot. 59-vjeçari H.M është varur me litar në oborrin e shtëpisë. Policia ka shkuar për të hetuar ngjarjes.
Nga burimet mësohet se 48-vjeçari nga Suk 1 ishte familjar, i martuar me dy djem por që ishte zhytur në një kredi prej 50 milionë lekësh, të cilën me sa duket nuk po e paguante dot. Ai ka shfaqur probleme dhe herë të tjera; Policia ka shkuar dhe në ato raste kur shqetësimi është ngritur nga familjarët apo fqinjët, ndërsa sot jetën e tij nuk e shpëtuan dot.