‘Fluturoi në ajër’ 74-vjeçarin me biçikletë, arrestohet drejtuesi i motorit në Shkodër

0

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar, i cili duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, ka përplasur mbrëmjen e djeshme një 74-vjeçar në lagjen “Guerrile” të qytetit.

I moshuari është transferuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë një shërbim më të specializuar mjekësor. Ai shfaqet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet në ngarkim të të riut i kaluan Prokurorisë së Shkodës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.H., 31 vjeç, banues në Postripë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu