Yuri Kim, takohet me 15 prokurorët e SPAK/ Çfarë po paralajmëron?

0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e Prokurorisë Speciale SPAK. Vetë Ambasada në Tiranë ndan foto nga takimi dhe e shoqëron atë me një mesazh që premton goditjen e atyre që pasurohen në kurriz të shqiptarëve.

“Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK.

Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund.