Në marrjen në pyetje të Pecorellit edhe hetues shqiptarë/ Kërkohen bashkëpunëtorët në planin e zhdukjes

0

Në marrjen në pyetje të Pecorellit edhe hetues shqiptarë, kërkohen bashkëpunëtorët në planin e zhdukjes” data-description=”Këtë të hënë, Davide Pecorelli, do të dëshmojë përpara prokurorisë italiane”

Këtë të hënë, Davide Pecorelli, do të dëshmojë përpara prokurorisë italiane. Në hetimet për personin e cilësuar nga shtypi italian ‘biznesmeni që tentoj të bëhej i padukshëm’ janë të përfshira edhe autoritetet shqiptare.

Këta të fundit thanë Ora News se gjetja e Pecorellit ka rihapur edhe njëherë disa pista të tjera. Përveç dyshimeve se biznesmeni mund të jetë përfshirë në aktivitet kriminal përfshirë trafikun e drogës, apo shmangien e taksave pala shqiptare dhe ajo italiane, me hollësitë e reja që prej shfaqjes së tij në një ishull në jug të shtetit fqinj, po hetojnë edhe për itinerarin e tij në Shqipëri.

Për këtë çështje, janë ngritur kërkime dhe pista konkrete për të zbuluar se kush janë personat që kanë ndihmuar italianin, për të kryer gjithë lëvizjet në vendin tonë, që nga zbritja e tij në Rinas, udhëtimet nga jugu në veri, si dhe në fund largimin e mistershëm të tij nga Shqipëria.

Dyshohet se Pecorelli, ka pasur bashkëpunëtorë në planin e tij që mbetet ende misterioz, që e kanë ndihmuar për të inskenuar djegien brenda mjetit që u gjet në fillim të janarit të këtij viti në zonat e thella të Pukës, konkretisht fshati Gjegjan që është jo shumë larg kufirit me Malin e Zi.

Në këtë kontekst, autoritetet po ndjekin me detaje çdo variant të mundshëm të lëvizjeve që ka bërë biznesmeni pas djegies së mjetit dhe largimit të tij nga Shqipëria, ku nuk përjashtohet mundësia të ketë dal nga kufiri tokësor.

Por pothuajse gjithçka varet nga dëshmia që biznesmeni do të japë para prokurorisë italiane, ku prezent do të jenë edhe hetuesit shqiptarë.

Në varësi të dëshmive të tij, prokurorët shqiptarë kanë interes të dëgjojnë të reja që do ti ndihmojnë për të shtrirë hetimet në Shqipëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu