Tjetër incident në Durrës, 73 vjeçari asfiksohet pas rrjedhjes së gazit

0

Incidentet me bombulat e gazit po bëhen të shpeshta në qytetin e Durrësit.

Pas rrjedhjes së bombulës së gazit pasditen e sotme në Kallm, ku mbetën të lënduar pronari i lokalit dhe një kliente, një tjetër shpërthim është regjistruar pasditen e kësaj të marte.

Gazetarja e “FaxNews”, Kloida Gjuzi raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Hamallaj.

Burime bëjnë me dije se si pasojë e asfiksimit pas rrjedhjes së gazit nga tubi i bombulës ka mbetur i lënduar një i moshuar.

Nga informacionet paraprake mësohet se 73-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në QSUT, Tiranë. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga blutë e qytetit, ndërsa nuk raportohet të ketë dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu