I pritur nga të gjithë të rikthehej në fushë pas dëmtimeve -Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

0

Një aksident automobilistik pa pasoja për Arthur, futbollistin brazilian të Juventusit, teksa po ngiste Ferrarin e tij. Mesfushori bardhezi është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik, ndërsa makina është dëmtuar lehtë.

Aksidenti i trafikut, siç mësohet nga “Juventusnews24.com”, nuk u shkaktua nga Arthur, i cili pritej këtë mëngjes në “J-Medical” për kontrollet mjekësore në këmbë, pas operacionit të kryer muajt e fundit.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp, po vazhdon pa probleme, aq sa braziliani do të jetë përsëri në dispozicion të skuadrës pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) të tetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu