Julian Mandija i cili u arrestua sot në Durrës rezulton të jetë doganier. Ai ishte në kërkim nga Interpol për trafik droge.
BalkanWeb mëson se Mandija mbahej në mbikqyrje nga uniformat blu. Tashmë ai do të ekstradohet për në Itali pasi duhet të vuajë një dënim prej 7.4 vitesh burg nga Gjykata e Akuilës.