Berisha: Rama vodhi vota, i tregova Bashës historinë e “2001”, ai u mor me karrigen e tij, ja pse s’u bë lider

0

Berisha në “Foltoren” me demokratët në Vlorë u shpreh:

Në këtë sallë kam shumë kujtime dhe i kam të pashlyqera. Kemi ushtuar ABC e demokracisë. Kishim një kryetar Afrim Jupin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte me përkushtim këtë degë, por në 91 ishim njerëz që nuk kishim tolerancën që kishim sot. Më shumë se njëherë jemi mbledhë në këtë sallë dhe votohej Afrim Jupi, dhe pasi votëbesohej e mbështesnim të gjithë. Në këtë mënyrë u formuam si një parti e vlerave, dhe fituam zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. 

Mendova se do na çonte në këtë fitore, por përkundrazi. Synonte me çdo kush të krijonte liderin, por lideri nuk krijohet në zemrat tuaj nuk bëhesh kurrë lider. Dhe ku përfunduan? Me datën 25 prill, vetëm 19% demokratëve kishin votuar për ish-Kryetarin e partisë Lulzim Basha. Basha në vend të dorëheqjes , doli në konferencë shtypi dhe tha se është një masakër elektorale. Edi Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.  I tregova eksperiencën e vitit 2001. Bëmë që PE të miratonte rezulutën dhe u kthyer për në levë arkimedi për të fituat zgjedhjet e 2005. Në vend që të merrej me to e të bënte avokatinë, të denonconte patronazhistët. U mor me karrigen e tij sepse kishte frikë, e di vetë ai nga kush, por injoroi. Nuk u bë lider se ia humbi partisë konturet.

vijon…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu