Një sherr i çastit ka përfunduar me një të lënduar dhe me dy të arrestuar në qytetin e Durrësit .
Policia e qytetit bregdetar bëri me dije ditën e somte se në pranga kanë rënë dy autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.
I lënduar ka mbetur shtetasi me inicialet E.P., , i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit nje shtetas, shoqërohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Në lagjen Nr.18 Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasit B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





