Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte sot në një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës, pjesë e axhendës nga vizita në Kosovë.
Gjatë bashkëbisedimit, ishte një studente që tërhoqi vëmendjen duke i bërë Ramës komplimenta.
Vajza: Përshëndetje, dua të shpreh atë që mendoj sa herë dilni në TV. Jeni ikonë e modës. Komplimenta.
Rama: Kur ti ka dhënë natyra dhe zoti nuk ke nevojë me u saju. Kur ti ka dhënë zoti të gjitha nuk ke nevojë të sajohesh. Vjen nga halli kjo gjë.
Studenti: Përshëndetje, dua t’iu uroj mirëseardhje në Universitetin e Prishtinës.
Rama: Shumë herët u kujtove. Unë po iki tani.