“Klasa e parë dëgjon klasën e katërt dhe e katërta dëgjon të 8-tën”, prindërit kërkojnë zgjidhje

0

Banorët në Zall Her në protestë për transpotin e fëmijëve drejt shkollës. Sipas banorëve, shkola e mëparshme ekzistuese është mbyllur për shkak të numrit të uëlt të nxënësve dhe rruga për në shkollën tjetër, është tepër e gjatë dhe e pakalueshme gjatë dimrit.

Prindërit e nxënësve shprehen se askush nuk u ka dhënë zgjidhje për problemin e tyre dhe se do të mundohet ta përcojnë shqetësimin e tyre deri në ministrinë e Arsimit. Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje ose për transportin e fëmijëve drejt shklollës së re që e kanë rreth 6 kilometra larg, ose të vazhdohet mësimi në të njëjtën shkollë ku kanë qenë por të sillen mësues të caktuar për cdo klasë.

“Problematika qëndron se nuk kemi një rrugëzgjidhje. Fëmijët bëjnë 2 javë pa shkollë. Shkuam tek drejtoresha nuk na dha asnjë zgjidhje.

Asnjë nuk është shqetësuar, vetëm ne, po lëmë punën cdo ditë dhe askush nuk del për të na dhënë shpjegime. Na thanë se nuk na japin dot rrugëzgjidhje. Bëhet fjalë për 35 nxënës që rrinë në shtëpi pa mësim dhe pa asgjë.

Kemi shku në drejtori të arsimit dhe në ministri nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje Nuk kemi mundur të sigurojmë transpotrtin privat të fëmijëve. Unë kam 3 fëmjë për vete, nuk i coj dot me një motorr. Drejtoresha e shkollës, nuk ka mundësi me na zgjdh problemin, atëqherë të ankohet në instancat të mëtejshme. Kryeministri të na dëgjojë se fëmijët tonë janë pa shkollë.

Nuk është e mundur të vijnë në shkollë se është 6 kilometra nga fshati jonë në shkollë dhe u shkon reth 1 orë e më shumë. Lëre pastaj kur bie shi, rruga bëhet skandal nuk kalohet as në këmbë. Ne do të shkojmë edhe tek ministria e Arsimit dhe e Drejtësisë dhe do të shohim a do gjejmë zgjidhje.

Shkolla e fshatit tonë, nuk përdoret se janë vetëm 35 nxënës, numër shumë i vogël, aq janë në total nga klasa e parë në klasën e 9. U mbyll se nuk kishte as mësues, klasa e parë dëgjon klasën e katërt, klasa e katërt dëgjon klasën e 8 dhe kështu nuk bëhej më mësim. Shkolla aty është, le të hapet nëse është ajo zgjidhja, po të vijnë mësuesit për cdo klasë që u takon.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu