Qindra qytetarë dolën pasditen e djeshme në protestë përpara kryeministrisë, kundër rritjes së çmimeve dhe varfërisë, që duket se po shtohet në muajt e fundit.
Në protestën e organizuar nga qytetarët, nuk munguan pankartat dhe mesazhet e forta të pjesëmarrësve, që i drejtoheshin kryesisht qeverisë në pushtet.
Pas thirrjeve dhe protestës që zgjati për afro 1 orë, qytetarët paralajmëruan se do të kthehen sërish në shesh nëse qeveria nuk i pranon kërkesat e tyre deri ditën e hënë.
Kërkesat:
Heqja e TVSH për ushqimet e shportës.
Ulja e TVSH-së në masën 10% të çmimit të energjisë për bizneset e vogëla dhe familjet.
Heqja e taksës së qarkullimit në naftë
Heqja e akcizës së gazit
FOTOT NGA PROTESTA