Zbulimet arkeologjike në Bylis, flet Neritan Ceka: Këtu ndodhet një nga Katedralet më të bukura në Ballkan

0

Jemi ne Bylis, ne vitin e trete te nje projekti te Institutit te Arkeologjise, qe po zbulon nje cisterne uji qe rezervonte ujërat e shkallarës se stadiumit të shek. III p. Kr. Është 50 m e gjatë dhe 8 m e thellë dhe mbulohej nga nje sistem harqesh dhe ështe me e madhja dhe e bukura e Ballkanit antik te asaj periudhe, duke perfshire edhe Greqine. Krahas germimit po behet edhe restaurimi i saj.

Nga Bylisi ka folur arkeologu Neritan Ceka ka vlerësuar Katedralen e zbuluar në Bylis si një nga më të bukurat në Ballkan dhe më të veccantat, pasi krahas figurave gjeometrike ka dhe figura njerëzore.

Neritan Ceka ngriti dhe hipotezën se Kodikët e Beratit mund ta kenë origjinën nga Bylisi, duke shtuar se nuk mund të kalohet thjesht me një investim kalimtar të BE por duhet të ketë investime serioze ku mund te investojne dhe vete shqiptaret kudo ne bote.

“Këtu është Katedralja e madhe e qytetit, një nga më të bukurat e Ballkanit. Një mozaik i jashtëzakonshëm me figura njerëzore jo vetëm me figura gjeometrike si në vendet e tjera. Është një dëshmi e trashëgimisë. Që këtu glinët, kaluan në Ballsh, që vjen nga Bylisi, kryevend. Suke marrë me vete mbishkrimet që u gjetën në Ballsh. Ndoshta dhe librat e famshëm, kodikun e famshëm të Beratit, sigurisht që vjen nga Bylisi apo Ballshi. Evidentimi i këtij siti arkeologjik, nuk mund të kufizohet me keq. Ështëe symbol i trashëgimisë iliro-shqiptare. Trahëgimi kulturore, shpirtërore. Ishte kryeqendra e 4 qyteteve të tjera. Ishte një Republikë e vogël e organizuar me monedhat e veta me nëpunësit. Kemi dhe një teatër të 4-tërt. Nuk e kemi në Shqipëri sot. Nuk mund te kemi vizioninin ‘këtu kemi Bylisin dhe po ffusim ca para’, sic po bën BE tani. Këto janë vizione me kënd shumë të ngushtë. Ne këtu kemi qytetin më të rëndësishëm Ilir. Këtu të ketë një muze të vetin të mirë. Nëse BE nuk do na japë këtë para, ne specialistët tonë kemi guximin t’i themi nuk i duam këto investime. Të hapim një llogari bankare dhe të kontribojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Ne kemi dy grupe punëtorësh dhe i kemi propozuar ministrisë ta mbajë këtë ritëm gjithë vitin“, deklaroi Ceka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu