AMNISTI për ARMËT PA LEJE, Komisioni i Sigurisë po planifikon nismën për parandalimin e krimeve

0

Komisioni i Sigurisë po planifikon një tjetër amnesti për dorëzimin e armëve pa leje, duke synuar uljen e numrit të krimeve në vendin tonë.

 

Në vitin 2021 është shënuar një rritje e numrit të personave të arrestuar me armë pa leje, ndaj Sekretari i Komisionit Xhemal Qefalia u shpreh se gjarjet kriminale do të kenë një rënie  nëse qytetarët që kanë armë do t’i dorëzojnë ato kundrejt amnistisë.

 

“Është një kërkesë e nevojshme, madje duhet thënë shumë e domosdoshme e cila duhet të kalojë patjetër në miratim dhe në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim që ende pasojat e ’97, ata individë të cilët disponojnë armatime nëpër shtëpi duhet të bëhet dhe një herë apel dhe thirrje për t’i dorëzuar aton. Në një farë mënyre bëhet edhe një farë ulje e kriminalitetit e cila për hir të së vërtetës ka pësuar një rritje kohët e fundit,” tha Qefalia në Ora News.

 

Në amnistinë e fundit në vitin 2007 u dorëzuan rreth 1604 armë të llojeve të ndryshme, ndërkohë që në 3 muajt e fundit në drejtorinë vendore të policisë janë sekuestruar përkatësisht 52 armë pa leje në Durrës, 46 në Shkodër dhe 32 në Tiranë.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu