Media online në Shqipëri është po aq e dëmshme sa propaganda naziste, pedofilia dhe terrorizmi. Të paktën kështu mendon kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Kur përpiqesh të parafytyrosh për shembull, se çfarë do t’i kishte bërë makineria propagandistike naziste botës me këtë liri është tronditëse. Apo edhe pa u përpjekur të imagjinoni fare, përpiquni të vlerësoni se çfarë dëmi po shkaktohet në jetën e përditshme nga burimet e së keqes në këtë botë nga terrorizmi, të gjitha llojet e fondamentalizmave, deri të pedofilia e të gjitha sëmundjet e shoqërisë moderne, që përmes lirisë së përhapjes mund të prekin shumë qenie njerëzore, grupe në nevojë dhe pjesë të dobëta të organizmit të shoqërive tona” – artikuloi Rama.