Qyteti i Korçës është zgjuar nën pushtetin e mjegullës këtë mëngjes. Për shkak të dendësisë së saj në aksin Korçë – Pogradec janë krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve.
Për këtë policia e qarkullimit rrugor apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve për të shmangur incidentet.
Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, mjegulla ka qenë mjaft e dendur dhe ka sjellë vështirësi.