Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2013 kur Grupi BALFIN bleu aksionet e ACR nga austriakët e DCM Decometal, në përmirësimin e kushteve të punës, rritjes së prodhimit, arritjes së shtresave të reja të mineralit, përditësimin e teknologjisë dhe optimizimit të operacioneve janë investuar mbi 68 milion dollarë amerikanë.
Blerja e ACR, që ishte tashmë një shoqëri e falimentuar, u shoqërua edhe me ndryshimin e emrin të kompanisë në AlbChrome.
Stafi i ri menaxherial i shoqërisë bëri një vlerësim të të gjitha aseteve në Elbasan, Burrel, Bulqizë dhe Klos duke përcaktuar edhe prioritetet e investimeve. Një ndër investimet më të rëndësishme për AlbChrome, gjithashtu edhe një ndër më të rëndësishme në historinë e industrinë nxjerrëse në vend, është ai i Pusit Numër 9 në minierën e Bulqizës. Ky investim me vlerë mbi 20 milion dollarë amerikan ka mundësuar arritjen e zonave të reja mineral-mbajtëse duke përdorur teknologji krejtësisht të re që garanton kushte pune më të mira dhe siguri të lartë.
Sipas komenteve të specialistëve një tjetër investim i rëndësishëm ka qenë ai për Traverbankun e Klosit. Kjo vepër industriale përveçse ndikon në përmirësimin e disa operacioneve të minierës rrit edhe kushtet e sigurisë duke rritur shpejtësinë e shkarkimit të ujërave nëntokësore të minierës. I gjithë investimi ka një vlerë prej më shumë se 5 milionë dollarësh amerikanë.
Një tjetër investim që u realizua me përparësi nga kompania ishte edhe instalimi i makinerisë së re ngritëse në Pusin Nr.3 me vlerë 1.6 milionë dollarë amerikanë.
Gjithashtu investime të rëndësishme janë hapja e vend-burimit minerar të Qafës së Buallit dhe arritjes së të tjerave rezerva minerare në thellësitë e minierës duke i zgjatur jetën minierës dhe duke siguruar punë për shumë kohë të tjera për të gjithë punëtorët e AlbChrome.
Falë këtyre investimeve, është bërë e mundur të nxirren rreth 700 mijë mineral kromi dhe të prodhohen rreth 400 mijë ton ferro-krom në 8 vite. Gjithashtu një tregues i rëndësishëm i rëndësisë që kanë këto investime është ulja e numrit të aksidenteve dhe rritja e numrit të punonjësve nga viti në vit duke ofruar më shumë vende punë në të gjitha asetet e kompanisë