Gazetari amerikan: Si ish- e fejuara e Ramës dhe bashkëshortja e Çuçit dërgoi informacione në DASH kundër Berishës

0

Gazetari amerikan Matt Palumbo ka publikuar një artikull të gjatë në të cilën tregon lidhjen e fortë të familjeve të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me multimiliarderin George Soros.

Në investigimin e tij, Palumbo tregoi hapur arsyen pse ish kryeministri Sali Berisha u shpall non grata në SHBA, ndërsa ka treguar se faktet kundër Berishës janë dërguar në DASH nga Delina Fico, ish e fejuara e kryeministrit Rama, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës,” thuhet në investigim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu